
Përparim Rama: Vetëm një menaxhim i mirëfilltë i Prishtinës do të bëjë ndryshimet e duhura!
E Mërkurë 15 Shtator 2021, 11:11
Dritare.net
Kandidati për kryetar i Komunës së Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, përveç respektit që tregon për kundërshtarët e tij në garë, thotë se asnjëri prej tyre nuk mund ta menaxhojë kryeqytetin ashtu si ai mund ta bëjë. Arkitekti me famë botërore, Përparim Rama, shton faktin se sa është i rëndësishëm profesioni i tij për ta menaxhuar Prishtinën, në këtë kohë.
"Vetëm një menaxhim i mirëfilltë i Prishtinës do të bëjë ndryshimet e duhura!Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë", thotë mes të tjerave Rama./M.M-dritare.net

















