Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Rivarroset në qytetin e lindjes Liridona Murseli, të pranishëm ministra e deputetë!

Rivarroset në qytetin e lindjes Liridona Murseli, të pranishëm

Pas zhvarrosjes së trupit, është mbajtur sot ceremonia e rivarrimit të Liridona Ademaj-Murseli.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe ministra dhe zyrtarë të Kosovës, mes tyre Donika Gërvalla, Rozeta Hajdari, Xhelal Sveçla. Liridona është rivarrosur sot pasi u qëllua për vdekje pas atentatit me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murselit i cili pagoi autorin me 30 mijë euro.

Kujtojmë se e reja u vra me armë teksa udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur, kur autori i krimit i bllokoi rrugën dhe i kërkoi që t’i merrte sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje. Më vonë bashkëshorti pranoi përpara policisë se është i implikuar në vrasjen e gruas së tij./M.K-dritare.net