
Rriten viktimat dhe rastet e reja në Kosovë!
E Shtunë 10 Tetor 2020, 15:03
Dritare.net
Numrat e viktimave dhe rasteve të reja në Kosovë, sot janë rritur. Në orët e fundit, janë shënuar 80 raste pozitive dhe 4 viktima. Numri total i rasteve të konfirmuara që prej fillimit të pandemisë është 16.130, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 645. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 1.203./L.F-dritare.net

















