
Seanca e radhës sot në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit!
Dritare.net
Sot do të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Hagës, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Ndërkohë javën e kaluar përpara trupit gjykues ka dhënë deklaratën e edhe dëshmitari i katërt, i thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Prokuroria speciale i akuzon ish krerët e UÇK-së për tortura dhe krime lufte por ata dhe avokatët e tyre I kanë hedhur poshtë akuzat./A.ZH-dritare.net

















