Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

SHBA i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer

SHBA i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se i dhuruan Kosovës mbi 503 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesa kryesore e vaksinave të ndara muajin e kaluar.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere.

SHBA i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kjo sasi e vaksinave do t'i mundësojë Kosovës të mbrojë qytetarët e saj më shpejt.

"Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara", thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit./M.T/dritare.net