
Situata e Covid-19/ Kosova me masa të reja prej 6 dhjetorit!
Dritare.net
Kosova ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë së kovidit, të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.
Në bazë të vendimit të qeverisë, mbetet në fuqi ora policore, ku kufizimi i lëvizjes do të nisë nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së restoranteve nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
Klientët në restorante dhe lokale duhet të kenë dëshminë për vaksinën antikovid. Ndërkohë, mbajtja e maskës është e detyrueshme dhe ndalohet hyrja në mjediset e mbyllura pa maskë.
Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, festave familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./M.M-dritare.net

















