Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Situata në Kosovë/ Sot 5 viktima nga koronavirusi!

Situata në Kosovë/ Sot 5 viktima nga koronavirusi!

Kosova ka regjistruar 5 viktima nga koronavirusi ditën e sotme. Nga 464 testime, janë regjistruar 117 raste pozitive. Sërish, prej ditësh, numri i të shëruarve është më i lartë se i të prekurve ditorë. Sot janë shëruar 131 pacientë. Në Kosovë, ka 3040 raste aktive, ndërsa që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 556 persona.

Ndërkohë pavarësisht shifrave të larta që raportohen nga Kosova, në krahasim me Shqipërinë, rastet aktive janë më të ulëta. Shqipëria ka 3779 raste aktive. Por numri i viktimave, është më i lartë në Kosovë./L.F-dritare.net