
Të shtëna me armë në një hotel në Prishtinë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Dritare.net
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kosovë në një hotel në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Ja njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.
Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.” /A.S-Dritare.net

















