
U la e vdekur në derën e spitalit nga dy të rinj, kush është 18-vjeçarja nga Kosova!
E Hënë 23 Gusht 2021, 13:01
Dritare.net
Një vajzë e re u la në dyert e spitalit të Ferizajt në Kosovë, pa shenje jete. 18-vjeçarja u dërgua e vdekur nga dy djem të rinj, të cilët ikën nga spitali. Viktima është Marigona Osmani dhe ka dyshime se ajo ka humbur jetën si pasojë e dhunës.

Dardan Krivaqa
Të dyshuarit kryesorë janë Dardan Krivaqa nga Ferizaj, emër i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu me banim ne Zvicër. Autorët janë shpallur në kërkim./L.F-dritare.net

















