Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Varhelyi letër Kurtit: Duhet rinisje e dialogut Kosovë-Serbi!

Varhelyi letër Kurtit: Duhet rinisje e dialogut Kosovë-Serbi!

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi i ka shkruar letër kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurtit, ku i ka kërkuar rinisje të shpejtë të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e Varhely-t.

Ai është shprehur se dialogu është i domosdoshëm për rrugën e secilit shtet drejt BE-së.

“Kjo është thelbësore për rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”., shkruhet ne letër.

Varhelyi është shprehur se megjithatë, prioritet është “lufta” me pandeminë e Covid-19 dhe pasojave të saj socio-ekonomike, duke shtuar se BE-ja do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese.

“Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”, thuhet në fund të letrës./M.M-dritare.net

Varhelyi letër Kurtit: Duhet rinisje e dialogut Kosovë-Serbi!