Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vetëvendosja shpall fitoren! Çfarë ndodh tani në Kosovë! Flet gazetarja

Vetëvendosja shpall fitoren! Çfarë ndodh tani në

Në një intervistë për emisionin "Intervista e ditës" në DritareTV gazetarja Afërdita Maliqi analizoi zhvillimet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosova, duke theksuar si pjesëmarrjen më të ulët të votuesve ashtu edhe rezultatet që konfirmojnë sërish Lëvizjen Vetëvendosje si forcë e parë.

Sipas saj, procesi zgjedhor është zhvilluar pa incidente serioze dhe me organizim të rregullt institucional: “zgjedhjet kanë shkuar jashtëzakonisht mirë… pa presione, pa probleme”

Megjithatë, një nga elementët më të theksuar ishte rënia e ndjeshme e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, me rreth 200 mijë votues më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo u interpretua si shenjë lodhjeje politike dhe zhgënjimi nga proceset e përsëritura zgjedhore.

Maliqi theksoi se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje mbeten forca e parë politike me rreth 42% të votës, por me rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Sipas saj, kjo rënie lidhet me mungesën e projekteve të mëdha qeverisëse dhe me lodhjen e qytetarëve nga ciklet e shpeshta zgjedhore: “Qytetarët janë lodhur edhe me politikën.", tha gazetarja.

Ajo shtoi gjithashtu se një pjesë e mbështetjes për Vetëvendosjen mund të jetë ndikuar nga masat sociale dhe përdorimi i buxhetit shtetëror për kategori të ndryshme qytetarësh, përfshirë pensionistë dhe studentë.

Rreth 100 mijë vota nga diaspora ende pritet të numërohen, por sipas analizës së saj, këto nuk pritet të ndryshojnë ndjeshëm rezultatin final, përveç ndonjë lëvizjeje të vogël mandatesh mes partive.

Në aspektin politik, ajo theksoi se sfida kryesore pas zgjedhjeve do të jetë formimi i institucioneve dhe zgjedhja e presidentit, i cili kërkon shumicë të gjerë parlamentare.

“Varet gjithçka nga Lëvizja Vetëvendosje,” u shpreh ajo, duke nënvizuar rolin vendimtar të saj në krijimin e qeverisë dhe konsensusit institucional./dritare.net