Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vjosa Osmani i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por qytetarët janë të revoltuar!

Vjosa Osmani i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tëmthit, që ka përfunduar me sukses.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidencës, ku gjithashtu ka njoftuar se ajo do t’i kthehet detyrës së saj.

Megjithatë fakti që ajo ka zgjedhur një spital privat për të kryer operacionin e saj ka zgjuar kritika të forta nga qytetarët.

Kanë qenë të shumtë komentuesit në rrjetet sociale që kanë reaguar me mllef për këtë ndërhyrje. Disa prej tyre e kritikojnë përse ka zgjedhur të operohet në një spital privat. Sipas komenteve, Vjosa Osmani si qytetare ka të drejtë të operohet në një spital privat, por si presidente e Kosovës ka detyrim moral që të operohet në spitalin shtetëror./M.K/dritare.net