Vrasja e Liridonës, familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë!
Dritare.net
Detaje tronditëse u zbuluan mbrëmjen e djeshme në lidhje me vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli e cila u qëllua për vdekje 3 ditë më parë. Policia ka arrestuar bashkëshortin e saj Naim Murselin si autor të krimit i cili pranoi se kishte paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje
Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit familja Ademaj ka kërkuar nga policia zhvarrimin e trupit të Liridonës nga aty ku u varros.
Po ashtu familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë, sipas mediave kosovare.
E reja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante dhe të përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij. Më vonë ai pranoi përpara policisë se është i implikuar në vrasjen e gruas së tij./M.K-dritare.net