
Vrasja shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan, zbardhet shkaku
E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 20:08
Dritare.net
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan. Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje./Dritare.net

















