Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrau djalin në Prishtinë/ Gjykata jep vendimin për Skënder Krasniqin!

Vrau djalin në Prishtinë/ Gjykata jep vendimin për Skënder

Në fillim të këtij viti një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën, kur biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me një armë zjarri djalin e tij, Albert Krasniqin, një emër i njohur për publikun, dikur edhe anëtar i grupit të njohur “Babastars”. Sot kur kanë kaluar 5 muaj nga ngjarja tragjike, Gjykata e Prishtinës ka marrë vendimin për babain e Albertit Skënder Krasniqin, duke e lënë në paraburgim për 1 muaj. Gjyqtari i çështjes ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masa e duhur për zhvillimin e ngjarjes.

"Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës./dritare.net