
Vuçiç: Ka ardhur koha për një lëvizje të madhe për Serbinë!
E Mërkurë 14 Shkurt 2024, 10:10
Dritare.net
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në rrjetet sociale, shkruan se ka ardhur koha për të krijuar një lëvizje të madhe për popullin dhe vendin.
Ai thekson se kjo lëvizje do të ketë forcë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë.
“Është koha për të krijuar një lëvizje të madhe për popullin dhe shtetin që do të ketë forcën për të përshpejtuar rritjen ekonomike të Serbisë dhe për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore”, ka shkruar ai./M.K-dritare.net

















