Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Zaev dorëzon dorëheqjen: E paarsyeshme të vazhdoj të udhëheq qeverinë!

Zaev dorëzon dorëheqjen: E paarsyeshme të vazhdoj të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dorëzoi sot në Kuvend dorëheqjen e paralajmëruar edhe më herët. Zaev zgjodhi ta dorëzojë përmes letrës dorëheqjen dhe theksoi se nuk do të bëjë një arsyetim në Kuvend por në letër arsyeja që përmendet është momenti politik në të cilin ndodhet vendi dhe rezultatet e zgjedhjeve të kaluara.

“Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev./Xh.Xh/dritare.net