Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Zgjedhjet lokale/ Gazetari nga Kosova: Ja pse Vetëvendosja shkoi në balotazh!

Zgjedhjet lokale/ Gazetari nga Kosova: Ja pse Vetëvendosja shkoi në

Gazetari nga Kosova Valon Fana i ftuar në lajmet në Dritare TV, foli për zgjedhjet e mbajtura në Kosovë ditën e diel në datë 17 tetor. Fana theksoi se këto zgjedhje janë konsideruar si më të rregulltat që Kosova ka organizuar, por befasi e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati me balotazh për 21 komuna kryesore.

“Duhet theksuar se këto zgjedhje janë një prej proceseve më të mira zgjedhore që Kosova ka organizuar. Nuk është shënuar asnjë incident dhe befasi në këto zgjedhje ishte performanca e partisë, pra e Lëvizjes Vetëvendosja, e cila në këto zgjedhje nuk ka marrë asnjë komunë në raundin e parë. Komentet kryesisht ishin të mira për këto zgjedhje, përveç ankesave të disa kandidatëve në disa komuna të vogla. Duhet thënë që partia që ka dalë në balotazh më së shumti ka qenë Lëvizja Vetëvendosja. Ndërkohë që LDK është në 9 komuna në balotazh dhe fitoi 2 të tjera pa balotazh.

Edhe PDK gjithashtu një nga partitë më të mëdha opozitare fitoi 4 komuna pa balotazh dhe është në 8 të tjera në balotazh. Më së shumti në Kosovë u komentua dalja në balotazh e Prishtinës, që ka edhe numrin më të madh të votave. Natyrisht kishte edhe komuna të tjera të mëdha, që shkuan në balotazh si Prizreni, të cilën Lëvizja Vetëvendosja pretendonte se do e merrte në raundin e parë por nuk ndodhi kështu. Në fakt mund të thuhet që rezultati i Lëvizjes Vetëvendosja ka qenë një befasi për gjithë opinionin. Krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosja kishte rreth 400 mijë vota dhe në këto zgjedhje votat janë përgjysmuar në 200 mijë. Unë mendoj se janë disa faktorë që kanë ndikuar edhe përzgjedhja e kandidatëve, që kësaj radhe sipas mendimit tim ishte bërë me një kujdes më të vogël.

Raundi i dytë ku do të ballafaqohen 21 kandidatë në 21 komuna do të mbahet në 14 nëntor. Deri atëherë kandidatët do të zhvillojnë edhe një fushatë për të shpalosur planet dhe synimet e tyre, në komunat përkatëse” u shpreh gazetari Fana në Dritare TV./M.T/dritare.net