Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Zoran Zaev pas takimit me Merkel: Maqedonia e Veriut i ka përfunduar detyrat e shtëpisë, integrimi nuk duhet të vonohet!

Zoran Zaev pas takimit me Merkel: Maqedonia e Veriut i ka përfunduar

Me një postim në Facebook, Zaev ka dhënë detaje nga biseda e zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë takimit, teksa shprehet se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar "detyrat e shtëpisë" dhe se vendi ka nevojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave politike, për t'i hapur rrugë integrimit.

"Falenderoj kancelaren Merkel për angazhimin e saj personal, për punën e saj të përgjithshme të përkushtuar dhe kontributin e paçmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe për mbështetjen e vendit të saj në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE.

Ne kemi nevojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave politike dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ne i kemi përfunduar me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu, përkundrazi ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë. Me kancelaren Merkel ne u pajtuam që integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet dhe se përparim i qëndrueshëm është vërejtur nga të gjitha institucionet përkatëse evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të shtetit", thotë Zaev./M.T/dritare.net