
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën fëmija 3 vjeç
E Enjte 5 Gusht 2021, 10:10
Dritare.net
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Në fshatin Bujqës shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën fëmija i saj vetëm 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./K.C/dritare.net

















