
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj. Shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e makinës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./K.C/dritare.net

















