
Aksident në minierën e Bulqizës, humb jetën 27-vjeçari
E Premte 28 Maj 2021, 20:08
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Një minator humbi jetën pas një aksidenti në minierën ku punonte. Një masiv gurësh zuri poshtë 27-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes./K.C/dritare.net

















