
Artan Tafani bëhet bashkëpunëtori i drejtësisë. Zbardhen 6 vrasje, 15 urdhër-arreste
E Mërkurë 27 Shtator 2023, 22:10
Dritare.net
Një operacion i madh policor po zhvillohet në disa qytete të vendit. SPAK-u ka lëshuar së fundmi 15 urdhër-arreste. Mësohet se janë zbardhur 6 vrasje dhe 5 atentate me eksploziv. Vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.
Ky aksion është zhvilluar pas arrestimit të Artan Tafanit, i shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasjet, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit./K.C/dritare.net

















