
Bie nga pallati efektivi, dërgohet me urgjencë në spital
E Mërkurë 15 Janar 2025, 20:08
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë pasditen e sotme. Një efektiv i Policisë Rrugore u rrëzua nga kati i 9-të i një pallati në zonën e “Xhamllikut”.
Dyshohet se polici është vetëhedhur nga pallati ndërsa ka rënë fillimisht mbi telat e internetit dhe më pas në tokë. Ndonëse kabllot i kanë ndaluar shpejtësinë, 57-vjeçari Azbi Spahiu ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës.
Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës tha se po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./K.C/dritare.net

















