
Edmond Koçi është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Durrës. 40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me armë zjarri rreth orës 08:40 në lagjen 16. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Koçi konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë. I dënuar disa herë mësohet se ai shoqërohen me emra jo pak të njohur të drejtësisë shqiptare, si Lul Berisha e Emiljano Shullazi./L.F-dritare.net

















