
Emri/ Ky është shqiptari që u qëllua për vdekje në Gjermani!
E Shtunë 2 Dhjetor 2023, 08:08
Dritare.net

Është identifikuar shqiptari i cili u gjet i vrarë disa ditë më parë në Gjermani. Mësohet se 27-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë më 25 nëntor është Reols H., nga Burreli.
Viktima rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani. Për ngjarjen është vetëdorëzuar ne polici një 17-vjeçar shqiptar.
Dyshohet se shkak për krimin të jetë bërë përplasja për tregtinë e drogës./M.K-dritare.net

















