
I riu mbytet te Gjiri i Lalëzit, polumbarët në kërkim të trupit të 23-vjeçarit
E Martë 17 Gusht 2021, 20:08
Dritare.net
Shënohet viktima e dytë nga mbytja në det ditën e sotme. Rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë pasditen e sotme humbi jetën një 76-vjeçar, po në Durrës pasi u mbyt teksa po lahej./K.C/dritare.net

















