Na ndiqni edhe në

Kronikë

Kambistit i vjedhin 5 mijë euro në Sarandë, 70-vjeçari tregon si ndodhi ngjarja!

Kambistit i vjedhin 5 mijë euro në Sarandë, 70-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ibrahim Didani, 70 vjeç, i cili punonte si kambist i grabitën 5 mijë euro. Ai tregoi sesi ndodhi ngjarja. Kambisti tha se, i bënë pritë në hyrjen e pallatit, sapo tentoi të hyjë në ashensor për të shkuar në shtëpi. 70-vjeçari tha se në momentin e grabitjes ishte vetëm një person, ndërsa jashtë e prisnin edhe dy të tjerë, mes tyre ishte dhe një vajzë.

"Në ashensor që më priste ishte vetëm një, ndërsa thonë se ishte jashtë 2, mes tyre një vajzë.", tha kambisti pasi i vodhën paratë.

Policia në vendngjarje tha se po bën krehjen e zonës për të kapur autorët dhe për të zbardhur më tej ngjarjen./K.C/dritare.net