
Ndërron jetë në Infektiv një 22-vjeçare me Covid-19!
E Shtunë 6 Mars 2021, 12:12
Dritare.net
Euxhena Jorxhi 22-vjeç, ndërroi jetë sot në spitalin e Infektivit. Ajo po trajtohej prej një muaji në këtë spital, por vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. 22-vjeçarja nga Kolonja, studionte për financë në Tiranë. Kovidi nuk ka kursyer as moshat e reja. Muaji shkurt ka qenë fatal për vendin. Kujtojmë që disa ditë më parë ndërroi jetë nga kovidi një 17 vjeçar pa asnjë sëmundje. Në Shqipëri që prej fillimi të pandemisë janë regjistruar 111,301, prej të cilëve 1,897 viktima dhe 73,610 të shëruar./L.F-dritare.net

















