
Në 2018 i vranë djalin dhe nipin, kush është biznesmeni viktimë e sherrit në Velipojë!
E Diel 27 Qershor 2021, 08:08
Dritare.net
Kujtim Ferracaku pronari i një hoteli në Velipojë mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar, pas një sherri për pronën. Biznesmeni është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçarit i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës.
Baba i dy fëmijëve, i riu u vra ndërsa po bënte shëtitje me kuaj. Kjo ngjarje asokohe tronditi kryeqendrën e veriut. Pak muaj para kësaj ngjarjeje, u vra kushëriri i 31-vjeçarit, Fatos Ferracaku, në mes të ditës në një lokal.
Mbrëmjen e shkuar Shkodra u trondit sërish, ku pas një konflikti për pronat mbetën të vrarë 4 persona. Më i riu ishte një 20 vjeçar, punonjës në hotelin ku ndodhi ngjarja e rëndë./L.F-dritare.net

















