Pas sherrit i vuri zjarrin shtëpisë së kushëririt, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër
E Premte 6 Gusht 2021, 12:12
Dritare.net
Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar në Shkodër pasi tentoi të digjte banesën e kushëririt pas një sherri që pati me të.
Shtetasi me iniciale K.P kishte marrë bombolën e gazit dhe tentoi të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”/K.C/dritare.net