
Përplasen makinat dhe motori në Tiranë, vdes një person
E Martë 11 Maj 2021, 15:03
Dritare.net
Një aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme te bulevardi “Migjeni”. U përfshinë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A.
Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në vendngjarje drejtuesi i motorit 45, si dhe u dërgua në spital drejtuesja e mjetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net

















