
Pushuesit dhe mjekët shpëtojnë dy të mitura nga mbytja në Golem
E Diel 25 Korrik 2021, 19:07
Dritare.net
Disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 të mitura nga mbytja në det.
Efektivët e Policisë së Golemit të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, shpëtuan nga mbytja 2 të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.
Vajzat aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve./K.C/dritare.net

















