Na ndiqni edhe në

Kronikë

Tiranë/ 33-vjeçarja plagos me thikë ish-njerkun!

Tiranë/ 33-vjeçarja plagos me thikë ish-njerkun!

Një 33-vjeçare në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se për motive banale ka goditur me thikë ish-njerkun e saj. Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë./M.M-dritare.net