Na ndiqni edhe në

Kronikë

U aksidentua në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë turistja italiane

U aksidentua në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë turistja

Turistja italiane, Elena Radaelli u aksidentua rreth orës 15:00 të ditës së sotme teksa ishte duke udhëtuar me motor pranë liqenit të Ohrit në Pogradec. 31-vjeçarja është përplasur nga një makinë, duke marrë plagë të shumta dhe u dërgua me helikopter te Trauma në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i “Benz-it” Artan Bali është vënë në pranga, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht policia njoftoi se dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë. Grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./K.C/dritare.net