Na ndiqni edhe në

Kronikë

U rrëzua nga pema, humb jetën 17-vjeçarja nga Lushnja

U rrëzua nga pema, humb jetën 17-vjeçarja nga Lushnja

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Thanasaj të Lushnjës. Një 17-vjecare ka humbur jetën pasi dyshohet se u rrëzua nga pema.

Fillimisht familjarët e dërguan në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas u nis për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, por fatkeqësisht nuk mundi të jetojë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./K.C/dritare.net