Një vràsje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të kryeqytetit. Behar Sofia është ékzekutuar me silenciator pranë Piramidës. Ai u gjet në trotuar i shtrirë dhe i larë në gjàk. Sofia u dërgua me urgjencë në spítal por nuk mundi të mbijetojë.
"Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia./L.F-dritare.net