Na ndiqni edhe në

Stil Jete

A do të paguanit çdo muaj 1800 dollarë për t’u kujdesur për lëkurën e fytyrës tuaj?!

A do të paguanit çdo muaj 1800 dollarë për t’u

Nga Rachel Strugatz/ The New York Times

Candice Miller, 42-vjeç, është e “apasionuar” pas kurimit të fytyrës, duke u kujdesur për gjithçka, nga mollëzat deri tek buzëqeshja. Që prej moshës 30-vjeç, Miller një herë në javë shkon tek qendra estetike e shqiptares Aida Bicaj, për t’u kujdesur për lëkurën e saj.

Miller paguan 800 dollarë, për një kujdes prej 90 minutash, që përfshin: masazh, maska kolagjeni, mikrorryma (energjia elektrike që stimulon muskujt ddhe frekuenca (ngroh lëkurën, duke e çuar atë në tkurrje). Miller, tashmë edhe influencuese e rimodelon fytyrën dy herë në muaj. Po ashtu ajo ka vendosur të provojë trajtimin e mikrogjilpërës për herë të parë që kushton rreth 850 dollarë.

"Kam miq që bëjnë lifting të syve dhe fytyrës së poshtme dhe bëjnë filler kudo”, tregon ajo.

Estetikë si Bicaj, Iván Pol, Joanna Czech, Crystal Greene dhe Cynthia Rivas i kanë praktikuar këto teknika prej vitesh. Dikur ky lloj kujdesi ndaj fytyrës, shihej si praktikë vetëm për të famshmit apo të pasurit, ndërsa sot i ofrohet kujtdo që kërkon të ndihet ndryshe. Duke i vlerësuar çmimet si ekonomike, kushdo ndihet gati që t’i japë mundësi vetes për t’i provuar këto lloj shërbimesh. Një prej markave, FaceGym hapi studion e parë në vitin 2015 dhe tani ka 17 aktivitete në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Australi.

Masazhi dhe mikrorryma, kushton 125 dollarë secila. Sipas Rachel Liverman, themeluese në Gloëbar, ka pasur një rritje prej 20 përqind në kërkesat për mikrorrymë dhe frekuenca radio në gjashtë muajt e fundit.

"Kjo ka ardhur si përgjigje ndaj bumit të injektimeve të 10 viteve të fundit. Konsumatorët me të vërtetë presin që ata do të kenë një rezultat të dukshëm në fund të çdo eksperience estetike”, tha Allie Roëbottom, autorja e Aesthetica, roman, që tregon për eksperiencën e një blogere që dëshiron të zhbëjë të gjitha operacionet e saj plastike.

Dy janë faktorët që ndikojnë: Një dëshirë për provuar botox ose filler dhe një për të parë ndryshim shpejt. Po ashtu, një tjetër trajtim që preferohet është: avullimi deri në hapjen e poreve, maskat që largojnë papastërtitë që fshihen nënlëkurë. Znj. Çek, e cila është trajnuar për masazhin e fytyrës në Evropën Lindore, e krahason lëkurën me brumin që mund të gatuhet, dhe merr formën që i jep.

Ajo është kujdesur për fytyrën e Kim Kardashian, Hailey Bieber dhe Jennifer Aniston dhe në mars, ajo do të hapë një spa të tretë, në Los Angeles. (Dy të tjerët janë në Nju Jork dhe Dallas.) Greene, themeluesja e Crystal Greene Studio në SoHo, praktikon një metodë të ngjashme. La Sculpture, me çmim 525 dollarë për 60 minuta. Në shkurt ajo prezanton një version tjetër: 90 minuta masazh manual, masazh mikrorrymë për të ndihmuar në skalitjen e nofullës. Do të kushtojë 750 dollarë.

Edhe pse njerëzit mund të marrin informacion për këto shërbime, sot Instagram dhe TikTok ia dalin t’i “manipulojnë” individët, duke i çuar drejt bindjes, për të bërë filler dhe botox. Pol, themeluesi i Beauty Sandëich, tregon se këto lloj shërbimesh janë kthyer në një kategori të re të kujdesit të lëkurës.

Hacic-Vlahovic e cila provoi këto shërbime, vuri re se rezultatet nuk i zgjatën për muaj të tërë, por iu zhdukën shumë shpejt. Estetikët shpjegojnë se trajtimet me mikrorrymë nuk zgjasin shumë, ndaj rekomandohen trajtime javore të fytyrës për gjashtë deri në 12 javë, të ndjekura nga seanca çdo javë për rezultate optimale.

“Është si të kesh një trajner personal për trupin, por në këtë rast për fytyrën”, tha zonja Bicaj.

Martha Stewart mbetet besnike ndaj një trajtimi mujor të pastrimit të thellë në Mario Badescu. (Çmimi prej 65 dollarësh nuk ka ndryshuar që nga fillimi i viteve 1980, sipas Joseph Cabasso, presidenti i kompanisë.)

Zonja Stewart, e cila është 82 vjeçe, nuk ka shkuar askund tjetër për pastrimin e fytyrës për më shumë se 50 vjet, tha ajo. Ajo shkon një herë në muaj, ndonjëherë pak më shpesh por ajo kurrë nuk ka bërë një lifting.

"Të gjitha ato gjëra më tmerrojnë. Unë kam lëkurë shumë të mirë dhe një fytyrë të pastër”, shprehet ajo./M.K-dritare.net