Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Artisti francez kalon Senën me një marifet marramendës!

Artisti francez kalon Senën me një marifet marramendës!

Turmat që u rreshtuan në brigjet e Senës dhe vizituan kullën "Eifel" në Paris këtë fundjavë u përballën me një pamje të pazakontë.

Francezi Nathan Paulin eci në një litar, prej 600 metrash nga Kulla Eifel në teatrin "Chaillot" në anën tjetër të Senës, në një udhëtim që i mori 27-vjeçarit vetëm gjysmë ore.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Paulin përpiqet të bëjë këtë.
Kur e bëri për herë të parë, ai vendosi rekordin botëror për ecjen më të gjatë mbi një litarë, një rekord që mbetet i pathyer deri më sot.

Iniciativa e këtij viti u organizua me ndihmën e balerinit dhe koreografit francez Rachid Ouramdane dhe u organizua nga teatri "Chaillot."
"Slacklining" është i ngjashëm me ecjen në një litar, por përfshin një tel që nuk është shtrirë, por më tepër lëviz me përdoruesin./CNN/M.T/dritare.net