Bëhet publik plani, çfarë do të ndodhë kur të vdesë mbretëresha!
Dritare.net
Plani i qeverisë britanike, pasi Mbretëresha Elizabet të ndërrojë jetë, është bërë publik së fundmi. Siç dihet që nga viti 2017, kryefjala me të cilën Buckingham Palace dhe Downing Street do të japin në mënyrë konfidenciale lajmin e menjëhershëm të vdekjes së mbretëreshës është: 'London Bridge është shembur'.
Lajmet zyrtare do të jepen nga portali i Pallatit Buckingham në një sfond të zi, ndërsa të gjitha faqet institucionale dhe qeveritare do të ndërpresin përhapjen e çdo përmbajtje jo urgjente. Funerali solemn shtetëror do të mbahet 10 ditë pas vdekjes, në sfondin e një dite zie kombëtare.
Plani në fund rendit hapat zyrtarë drejt kurorëzimit të mëvonshëm të Princit Charles, në cilësinë e tij si trashëgimtar i fronit./L.F-dritare.net