Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Cili është produkti që përdor Meghan Markle në kyçin e dorës, kundër ankthit!

Dukesha e Sussex-it është ndër adhuruesit e afisheve të markave si NuCalm, të cilat pretendojnë se kanë një efekt qetësues.

Disa muaj më parë Meghan Markle është fotografuar teksa mbante në kyçin e saj një “disk përpunimi biosignal”, NuClam.

Cili është produkti që përdor Meghan Markle në

Sipas kompanisë NuCalm, ky produkt çon sinjale në tru duke e bërë përdoruesin të ndihet i qetë dhe i relaksuar. NuCalm thuhet se është përdorur nga trajnerë sportivë dhe anëtarë aktivë ushtarakë për të luftuar stilin e jetesës me stres të lartë që vjen me punën e tyre.

NuCalm shfrytëzon lëkundjet, frekuencat dhe dridhjet për të ndryshuar valët e trurit të një personi, citon The Telegraph.

Shërbimi kryesor i NuCalm është një sistem që përfshin shkarkimin e një aplikacioni, ku përdoruesit mund të gjejnë muzikë ambientale dhe me tinguj spa. Rezultati supozohet t'ju japë gjumin më të mirë, ku 20 minuta pushim është i ngjashëm me rreth dy orë gjumë të rregullt, sipas NuCalm.

Sistemi bazohet në produktin origjinal të NuCalm, një pajisje mjekësore e aprovuar nga FDA prej 6,000 dollarësh, e shitur te mjekët e cila pulson mikro-rryma në kafkë për të reduktuar stresin. NuCalm thotë se ngjitësi i saj përmban një spirale Tesla brenda ngjitësit.

Një studim më 2019 krahasoi përdorimin e NuCalm si një alternativë ndaj anestezisë në procedurat rinologjike, duke thënë se mund të përmirësojë kontrollin e dhimbjes dhe menaxhimin e ankthit./M.K-dritare.net