Çfarë tregojnë dy gjerdanët e arit të gjetur në Spanjë!
Dritare.net
Dy gjerdan ari që datojnë rreth 2500 vjet më parë janë gjetur rastësisht në veriperëndim të Spanjës, nga një punëtor i ujësjellësit.
Sipas CNN, Sergio Marciandi ishte duke punuar në një zonë kur më 29 gusht vuri re një gjerdan ari mes dy gurëve. Pas kësaj, arkeologu Pablo Arias u nis në vendin e ngjarjes së bashku me ekspertë nga Muzeu Arkeologjik për të kryer një hetim fillestar, ku zbuloi se edhe një gjerdan të dytë.
Arkeologët janë të ngazëllyer për atë që mund të zbulojë studimi i mëtejshëm i gjerdanëve.
"Është vërtet mbresëlënëse," tha Arias, i cili shtoi se zbulimi mund të rrisë të kuptuarit tonë për epokën e hekurit, periudhën në të cilën u krijuan.
Ndërsa janë gjetur gjerdan të tjerë ari nga epoka e hekurit, shumica u zbuluan në shekujt e 18-të dhe të 19-të, kur teknikat e kufizuara arkeologjike nënkuptonin se shumica e informacionit rreth origjinës së tyre humbi, shpjegoi Arias.
“Ne kemi informacione shumë të sakta se ku janë gjetur. Është mjaft e jashtëzakonshme”, shtoi ai.
Zbulimi hap shumë fusha të mundshme studimi, tha ai, të cilat mund të hedhin dritë të re mbi një periudhë për të cilën dihet pak.
Gjerdanët e këtij lloji ishin të lidhur me shtresat e larta të shoqërisë, shpjegon arkeologu, ku theksoi: "Jo të gjithë mund të përballonin një nga këto gjerdan".
Datimi i objekteve është i vështirë, por Arias beson se ato nuk kanë gjasa të jenë më shumë se 2500 vjet të vjetra.
Qeveria rajonale në Asturias lavdëroi Marciandi për informimin e menjëhershëm të zyrtarëve për gjetjen. Në një deklaratë për mediat, qeveria tha se gjetja e këtyre gjerdanëve do të sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm duke marrë parasysh cilësinë e tyre dhe aftësinë e artizanëve që i bënë ato./M.K-dritare.net