Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Këto janë 35 vendet do të marrin pjesë në Eurovision 2026!

Këto janë 35 vendet do të marrin pjesë në Eurovision

Tani është zyrtare që vendet që do të marrin pjesë në Eurovision 2026 , i cili do të mbahet në Vjenë, pas tërheqjeve që ndodhën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs për një vit tjetër pavarësisht luftës në Palestinë, janë 35. Ky është numri më i ulët i pjesëmarrjeve në historinë e konkursit muzikor.

Sipas postimit në faqen zyrtare të Eurovision në Instagram, këto janë: Shqipëria, Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Serbia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

Eventi i 70-vjetorit do të zhvillohet në maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 16 maj./dritare.net