Majmuni që preku rrjetin, më në fund gjen shokët e tij
Dritare.net
Një këlysh majmuni që u bë viral në internet pasi u filmua duke përqafuar një lodër prej pelushi, ka gjetur më në fund ngrohtësi dhe shoqëri mes bashkëmoshatarëve të tij në kopshtin zoologjik.

“Punch”, një makak japonez i vogël në Ichikawa City Zoo, tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve pasi videot e tij u shpërndanë masivisht online. Në pamje ai shihej duke tërhequr dhe përqafuar një lodër orangutani që kujdestarët i kishin dhënë si zëvendësim simbolik për nënën, pasi ajo e kishte refuzuar.
Gjatë muajve të parë të jetës, Punch pati vështirësi të lidhej me majmunët e tjerë në habitatin e tij dhe qëndronte kryesisht pranë kujdestarëve njerëzorë dhe lodrës së tij. Sjellja e tij preku publikun, pasi tregonte nevojën e fortë për kontakt dhe siguri.

Megjithatë, videot e fundit tregojnë një ndryshim pozitiv. Këlyshi tashmë është parë duke marrë përqafime nga majmunë të tjerë dhe duke i pastruar ata – një sjellje e rëndësishme sociale për këtë specie, që shërben për krijimin e lidhjeve dhe miqësive brenda grupit.
Sipas ekspertit të primatëve Matt Lovatt nga Trentham Monkey Forest, fakti që Punch ka filluar të kujdeset për majmunët e tjerë është shenjë e mirë: kjo është mënyra kryesore përmes së cilës primatët ndërtojnë marrëdhënie dhe integrohen në komunitetin e tyre./L.F-dritare.net