
Mbi 600 mijë flamuj të bardhë, për jetët e humbura nga Kovidi!
Dritare.net
Gratë ecin nëpër një fushë me flamuj të bardhë pranë monumentit të Uashingtonit. Projekti, nga artistja Suzanne Brennan Firstenberg, përdor mbi 600,00 flamuj të bardhë në miniaturë për të simbolizuar jetën e humbur nga kovidi në SHBA.
Në një drejtkëndësh të vogël të bardhë është emri i një inxhinieri 29-vjeçar, në tjetrin emri i një veterani të Luftës së Dytë Botërore, dhe në të tretin, ai i një 15-vjeçari, vetëm tre nga më shumë se 600,000 flamujt në "Qendrën Kombëtare", që pasqyrojnë ndikimin shkatërrues që kovidi ka pasur në jetën amerikane dhe vendin.
"Kjo është ekspozita e dytë mahnitëse e bazuar në një projekt që përpiqet të kapë "dinjitetin njerëzor" pas numrave tronditës të jetëve të humbura,"- u shpreh vetë artisti./abcnews/M.T/dritare.net

















