Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nëse pini kafe çdo ditë, mund të jetoni më gjatë!

Nëse pini kafe çdo ditë, mund të jetoni më

Një studim i ri sjellë lajme të mira për adhuruesit e kafes. Në këtë studim thuhet se pirja kafes çdo ditë mund të lidhet me të jetuarit më gjatë dhe më të shëndetshme.

Një përmbledhje e më shumë se 50 studimeve mbi kafenë, botuar muajin e kaluar në revistën shkencore Aging Research Reviews , zbuloi se pirja e kafesë rregullisht shoqërohej me një jetëgjatësi shtesë prej 1.8 vitesh.

Por studimi nuk shqyrtoi vetëm sa kohë jetonin njerëzit, por edhe sa shëndetshëm, zbuloi se kafeja ishte e lidhur edhe me një jetëgjatësi më të gjatë shëndetësore.

"Ne e dimë se popullsia e botës po plaket më shpejt se kurrë, prandaj është gjithnjë e më e rëndësishme të eksplorohen ndërhyrjet dietike që mund t'i lejojnë njerëzit jo vetëm të jetojnë më gjatë, por edhe një jetë më të shëndetshme," tha autori kryesor Rodrigo Cunha, nga Universiteti i Coimbra.

Kafeja është më së shpeshti e lidhur me kafeinën që është stimulues natyral ndaj të cilit shumë prej nesh janë të varur.

Por kërkimet janë kthyer gjithnjë e më shumë tek përbërësit e tjerë që përmban kafeja, më shumë se 2000 prej tyre, të cilat mund të kenë një ndikim pozitiv në shëndetin tonë.

Këto përfshijnë shumë polifenole, të cilat janë kimikate bimore antioksiduese dhe anti-inflamatore që qetësojnë stresin oksidativ.

Gjithashtu, kafeja është e lidhur me një shëndet më të mirë muskulor, të zemrës, mendor dhe imunitar.

“Rishikimi ynë nënvizon rolin që konsumimi i rregullt dhe i moderuar i kafesë mund të luajë në ndërmjetësimin kundër mekanizmave biologjikë që natyrshëm ngadalësohen ose dështojnë ndërsa rritemi, duke shkaktuar një sërë problemesh të mundshme shëndetësore dhe sëmundjesh shoqëruese”, tha Cunha./Newsweek /E.P-dritare.net