
Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullon gjerësisht kjo video e aktorëve Jessica Chastain dhe Oscar Issac. Kimia mes njëri-tjetrit, i bëri të gjithë të flasin. Në premierën e filmit në Venecia, Isaac përkëdhel butë në krah aktoren. Të dy shkëmbejnë buzëqeshje me njëri-tjetrin sikur askush përreth tyre të mos ekzistonte.
"Si e kam emrin, e kam harruar," shkroi Alexis Nedd i Mashable në Twitter, pas kësaj skene.
"Gjëja më seksi që kam parë ndonjëherë”, shkroi dikush tjetër.
Chastain dhe Isaac janë martuar, thjesht jo me njëri -tjetrin. Por të dy aktorët janë miq të mirë prej vitesh. Dashuria, i bën të gjithë të flasin, qoftë edhe për një moment të inskenuar./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















