
Sfidë lozonjare nga vajza, babi vishet me rroba pink për të shkuar në premierën e Barbi-et
Dritare.net
Një gjest i jashtëzakonshëm është realizuar nga një baba për vajzën e tij, teska ndoqën së bashku filmin Barbie.
Eleazar Rodrigues e gëzoi vajzën e tij, Katherine duke u veshur si Barbi, ku ishte stiluar me një fund dhe bluze pink. Ky akt dashurie tregon se sa shumë bëjnë prindërit për t’i sjellë gëzim fëmijëve të tyre.
Gjesti i tij erdhi pas kërkesës së vajzës, që Eleazar të vishte diçka rozë e cila nisi fillimisht si një sfidë lozonjare.
“Babi, më ço në premierën e filmit Barbi por vish diçka rozë”, i tha Katherine babait të tij, ku ky i fundit i është përgjigjur “Për hir të kënaqësisë së familjes sime, unë do të bëja gjithçka”.
Lidhur me veshjet rozë që ai zgjodhi për të shkuar në premierën e Barbi-et, Eleazar u ndihmua nga bashkëshortja e tij, Alejandra Ortiz.
Në një intervistë, Eleazar tha: “Ne kishim blerë tashmë biletat e premierës së filmit në internet një muaj më parë. Ideja ishte spontane. Mbështetja dhe krijimtaria e Alejandra-s i bënë të gjitha së bashku, dhe ta bënte realitet ëndrrën e vajzës së tyre”./M.K-dritare.net

















