Sharon Stone: Jam e tronditur. Kam humbur gjysmën e parave!
Dritare.net
Sharon Stone ka kaluar një krizë financiare. Aktorja 65-vjeçare nuk i mbante dot lotët teksa ishte në skenë gjatë një eventi të fundit. Ky lajm na kujton se edhe yjet e Hollivudit mund të përballen me probleme parash ashtu si ne të tjerët.
Stone, doli në skenë dhe mbajti një fjalim prekës. Ndërsa ajo po inkurajonte audiencën gala që të jepte para për gratë që vuajnë nga kanceri, ajo vuri në dukje:
“Unë kam humbur gjysmën e parave të mia”.
Përveç vështirësive të saj për para, Stone së fundmi iu desh të përballet me një tjetër tragjedi të madhe. Vetëm pak javë më parë, vëllai i saj i vogël Patrik ndërroi jetë nga një atak në zemër në moshën 57-vjeçare.
Vdekja e vëllait të saj pasoi një tjetër ngjarje shkatërruese në familje. Në vitin 2021, djali i vetë Patrick, River, nipi i Sharon, vdiq në moshën 11 muajshe.
Pavarësisht të gjithave, Stone zgjedh të buzëqeshë.
Edhe pse kohët e fundit është përballur me të gjitha këto ngjarje dhe sfida tragjike, aktorja ende shikon anën e mirë dhe përpiqet të bëjë humor sa herë që mundet.
Vetëm pak ditë më parë, më 10 mars, Stone festoi ditëlindjen e saj të 65-të.
Dhe për të shënuar ditën e madhe, ajo ka postuar disa foto të saj në Instagram duke thënë me humor, "Shkova në Hollivud"./L.F-dritare.net