Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si "i keqi” nga Home Alone fitoi miliona dollarë falë një detaji në marrëveshjen e tij

Si "i keqi” nga Home Alone fitoi miliona dollarë falë

Home Alone mbetet një nga filmat më të njohur të Krishtlindjeve, por një nga aktorët kryesorë, Daniel Stern, arriti të shndërrojë rolin e tij në një nga marrëveshjet më fitimprurëse të karrierës së tij. Stern, i cili interpretoi Marv Merchants, zbuloi se për Home Alone 2: Lost in New York kishte siguruar një klauzolë të veçantë që i solli miliona.

Në filmin e parë të vitit 1990, Stern ishte larguar nga produksioni kur xhirimet u zgjatën nga gjashtë në tetë javë pa pagë shtesë mbi 300,000 dollarë. Producentët e thirrën sërish pasi zëvendësuesi i tij nuk ishte i suksesshëm. Stern e përshkroi largimin e tij të parë si “një nga gabimet më idiote” të karrierës së tij.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit të parë, që arriti 500 milionë dollarë në botë, Stern e dinte tashmë vlerën e tij. Për vazhdimin e vitit 1992, producentët i ofruan 600,000 dollarë, ndërsa bashkëaktori i tij, Joe Pesci, merrte deri në 3 milionë dollarë.

Duke u shkëputur nga menaxheri i tij i atëhershëm, Stern kërkoi 1.5 milionë dollarë dhe, më e rëndësishmja, një përqindje nga të ardhurat bruto të filmit. Më në fund ra dakord për 1% të të ardhurave, në vend të 2% që kërkonte fillimisht.

Rezultati ishte mbresëlënës: Home Alone 2 arriti 359 milionë dollarë në botë, që do të thotë se përqindja e Stern i solli rreth 3.59 milionë dollarë shtesë, duke e kthyer një detaj në marrëveshje në një “ar të vërtetë”. /K.C/dritare.net